Foto ilustruese

Merr flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

28 Mars, 15:37| Përditesimi: 28 Mars, 15:54

  • Share

FIER- Një apartament në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti të bombolës së gazit.

"Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët", njofton policia.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?