Një shpërthim me bombol gazi është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Krumës në depon e banesës së një gruaje.
Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e lënduar pronarja e banesës, e cila ndodhet në spital nën kujdesi mjekësor dhe jashtë rreziku për jetën.
Sakaq, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale dhe në një objekt në afërsi të banesës që u regjistrua ngjarja.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se shpërthimi ndodhi në momentin kur gruaja, ndezi dritat e objektit. Fatmirësisht, në atë kohë nuk kishte punonjës të agjencisë brenda. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke dëmtuar rëndë ambientet e brendshme të depos por edhe të objektit aty pranë.
Të gjitha xhamat e dritareve janë shpërndarë në oborrin e pasmë, ndërsa brenda godina është shkatërruar pothuajse tërësisht. Pamjet e siguruara nga Report TV tregojnë qartë shkallën e dëmtimeve. Për fat të mirë, nuk ka pasur viktima, ndërsa gruaja ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është trajtuar në spital.
“Has/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informon policia.
Komente
