DURRËS - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (17 dhjetor) në zonën e plazhit në Durrës.
Një bombol gazi brenda një banese në lagjen 13 ka shpërthyer e për pasojë është shembur tavani i shtëpisë.
Si pasojë e shpërthimit është lënduar pronari i banesës, 75-vjeçari Fetah Baroti i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkoi menjëherë zjarrëfikësja për të ndihmuar të moshuarin. Së bashku me policinë ata po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.