Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan, në panik punonjësit dhe kalimtarët, fatmirësisht asnjë i lënduar

19 Korrik 2021, 12:06| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 10:36

  • Share

Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një bombol gazi ka shpërthyer gjatë paradites së sotme në një byrektore, duke përhapur panik te punonjësit dhe kalimtarët.

Ngjarja nga e cila mrekullisht nuk pati asnjë të lënduar, ka ndodhur pranë Poliklinikës në Specialitetet dhe Drejtorisë se Policisë Elbasan.

Menjëherë sapo bombola u përfshi nga flakët, në vendin ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset që fikën zjarrin pa hasur probleme.

Byrektorja për shkak të defektit teknik, do të qëndrojë e mbyllur të paktën gjatë ditës së sotme.

 

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?