Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një firmë në Krujë, plagosen dy punonjës

4 Tetor 2021, 13:32| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 13:34

  • Share

Një bombol gazi ka shpërthyer në një firmë skrapi në Krujë në pronësi të shtetasit Sh.Sh, ku kanë mbetur të plagosur dy punonjës.

Siç njofton policia si pasojë e zjarrit të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.    

‘Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?