Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen '5 shtatori' në Skrapar, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht apartamentin në pronësi të Asqeri Sulejmanit, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë që kanë njoftuar zjarrfikësen duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shpëtuar në kohë familjen Sulejmani, të cilët kanë edhe një fëmijë invalid.
Shkak i shpërthimit të bombolës së gazit dyshohet të jetë moskolaudim i rregullt, një problem që ka shkaktuar jo pak shpërthime të këtij lloji, jo rrallëherë edhe me pasoja tragjike.