Shpërthen bomoba e gazit në Has, plagosen nëna me të birin (VIDEO)

20 Shtator 2022, 11:31| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 12:33

  • Share

HAS- Ka shpërthyer bombola e gazit në qytetin e Hasit ku është plagosur nëna dhe i biri.  

Sipas burimeve të Report Tv, djali 25 vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta në këmbë dhe është jashtë rreziku për jetën ndërsa nëna 51 vjeç nuk është lënduar nga bombola dhe ka pësuar gjendje paniku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në fshatin Fajza të Hasit.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?