DURRËS- Një 20-vjeçar humbi jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer e për pasojë humbi jetën. Ai është Rafel Tafaj, i cili ishte dy vite që punonte në gomisteri, teksa ishte banues në ish-Kënetë, në të njëjtin vend që ka ndodhur edhe ngjarja. Rreth orës 08.50 minuta,një kamion ndaloi në servis për të fryrë gomën e pasme. Teksa ka shkuar me tubin e pompës për të fryrë gomën, ajo ka shpërthyer duke e përplasur gomistin me bordurat mbrojtëse të rrugës. Një dëshmitar në vendngjarje thotë se ambulanca ka mbërritur me vonesë, duke akuzuar se të riut nuk iu dha ndihma e parë.
"Ambulanca ka vonuar 40-45 minuta, Policia nga 15 minuta, ishin në kafe lart, kemi dëgjuar zhurmën, se u bë mjergull, kur zbritëm pamë çunin që ishte hedhur te goma. Edhe ne që nuk jemi ekspert, e pamë që ai ka mbaruar, e kam këtë djalin në lagje, ambulanca nuk do me ia ditë a është pulë, a është sorrë a ça është", tha ai.
Një ngjarje e tillë ngre alarmin për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, ku fatkeqësisht se rrjedhojë e mos zbatimit të rregullave më minimale, një djalë humbet jetën në moshë shumë të re, teksa po punonte për të siguruar të ardhura. Në vendngjarje ka shkuar policia kriminale si dhe prokuroria të cilat kanë nisur hetimin e ngjarjes. Hetimi kryhet për shkelje të rregullave të sigurimit në punë dhe do të duhet kohë që të arrihet në konkluzion për shkakun dhe personat përgjegjës.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Viktima Rafael Tafaj
Dëshmitari nga vendi i ngjarjes për kamerat ka rrëfyer se ambulanca ka vonuar për rreth 40-45 minuta. Ai thotë se dëgjoi shpërthimin e madh, teksa shtoi se të riun Rafael Tafën e kishte në lagje.
"Ambulanca ka vonuar 40-45 minuta, Policia nga 15 minuta, ishin në kafe lart, kemi dëgjuar zhurmën, se u bë mjergull, kur zbritëm pamë çunin që ishte hedhur te goma. Edhe ne që nuk jemi ekspert, e pamë që ai ka mbaruar, e kam këtë djalin në lagje, ambulanca nuk do me ia ditë a është pulë, a është sorrë a ça është", tha ai.
Ngushellime familjes, ngjarje realisht e rende.
Përgjigju