GRAMSH- Dy fëmijë në fshatin Siman në Gramsh kanë qenë duke luajtur me një granatë në momentin që ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6 vjeçari Alteho Lleshi dhe është plagosur kushëriri i tij, 5 vjeçari Ajlis Leka.
Dy të miturit ndodheshin në oborrin e banesës e qytetarit me iniciale R.LL. dhe po luanin me granatën e vjetër, e cila ka shpërthyer duke rezultuar tragjike për dy fëmijët. Alteo Lleshi ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa 5 vjeçari Ajlis Leka, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se dy të miturit ishin kushërinj me njëri tjetrin dhe po luanin bashkë.
Fshati ndodhet 2-3 orë larg Gramshit dhe fëmija 6 vjeçar nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve rrugës për në spital, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk kane faj te miturit, por prindrit e tyre tru gomari qe vetem samari ju mungon, akoma i mbajne granatat ne shtepi, pse nuk hengri koken e prindit por te femijve te pafajshem.
PërgjigjuAkoma vazhdojne pasojat e vitit te mbrapshte 97, asnje gjemb nuk i hyri ne kembe Sali Kriminel Berishes. Prandaj iken rinia,se ky vend nuk behet.
Përgjigju