Kronikë
Top 24

U shpërtheu granata teksa luanin/ Vdes 11-vjeçari, motra e tij e plagosur me helikopter drejt Tiranës

5 Prill 2019, 15:39| Përditesimi: 5 Prill 2019, 18:05

  • Share

Djali 11-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që motra e tij 9-vjeçare, është plagosur rëndë në fshatin Koçaj, në Bulqizë pasi ishin duke luajtur me një granatë e cila ka shpërthyer.

Mësohet djali i mitur M. Çupi, ka humbur jetën në spitalin Bulqizës. Ndërkohë që motra e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është sjellë me helikopter drejt spitali të Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar dhe një operacioni.

Granata e mbetur

Report Tv mëson se ajo ka fraktura dhe plagë të rënda në dorën e majtë dhe në kraharor.

Helikopteri që kreu transportin

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon...

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptaret: 05/04/2019 18:26

    Ja pasojat e 97s I vrafte zoti ata qe hapen depot

    Përgjigju
  • xxx: 05/04/2019 16:17

    Eh, granatat e 1997

    Përgjigju
  • Bajgëri prindërore: 05/04/2019 16:12

    Kjo politikë 30 vjeçare e kthehu Shqiperine në Kabul. Në vitin 2019 vetëm në nje vend si ky i yni te pakten në Europë, një femije mund të luaje me granatë e të vdesë prej saj. Por nga ana tjetër, kemi të bejme dhe më njerëz injorantë, prindërllëk injorantesk sepse në katundet tona armet e zjarrit janë krenari e bereqet per cdo gjë. Librat nuk njihen fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?