Ish-deputeti i PD-së, Ridvan Peshkëpia

Shpërthen ish-deputeti PD për çlirimin e Tiranës: Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur

17 Nëntor, 12:11| Përditesimi: 17 Nëntor, 12:21

  • Share

Ish-deputeti dhe ish-themeluesi i PD-së, Ridvan Peshkëpia, ka lëshuar akuza të forta në kuadër të 17 nëntorit, Çlirimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se 17 nëntori nuk ishte çlirim por një ekzekutim në masë i parisë intelektuale.

'Një rekujem për 17 nëntorin. 70 vjet më parë, një tufë bandash egërsirash, kriminelë të lindur që i joshte gjaku dhe pushteti, ranë në Tiranë dhe fillyan ekzekutimet masive të parisë shqiptare. Ky ishte preludi i njërit nga regjimet më gjakatare që ka parë historia e njerëzimit. Dështimi tragjik i atij sistemi politik do kishte turpëruar cilindo që edhe në mënyrë periferike do kishte pasur sado pak gisht në atë që ndodhi. Por jo komunistët shqiptarë dhe pinjollët e tyre.

Sot, në media apo rrjete sociale do gjeni vetëm festimet e tyre, çka janë vallëzimet e tyre mbi gjakun e viktimave të tyre. Nuk thonë kot, një komunist i mirë është vetëm një komunist i vdekur. Kjo ditë duhet të shërbejë për ne si një kuntesë e përhereshme për tragjedinë shqiptare të importuar nga Jugosllavia dhe të zbatuar nga kriminelët e kuq të bandave partizane. Një derr mbetet derr edhe po ta lyesh me buzëkuq dhe një partizan mbetet një kriminel edhe po ta shpallësh hero', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • MENSUT Kara: 18/11/2024 09:30

    O wc ja ritvan peshkēpia po ti mor jashqitje e kombit bashkēpunove me sekretarin e partis Sali qenef bajgēn. Apo s'quhet o fundrrin.

    Përgjigju
  • Iris: 18/11/2024 00:46

    Z.Peshkepia,ishin ata /kriminele/ partizane,e ato banda /derrash/ qe u njohen nga aleatet amerikane e angleze e qe u ndihmuan e u perkrahen prej tyre;ishin ata /kriminele/partizane qe fituan luften e na renditen ne bote me fitimtaret.

    Përgjigju
  • Saradjoti: 17/11/2024 21:23

    ishe me i zgjuar se kaq kur rrisje derrat ushtar

    Përgjigju
  • Gim: 17/11/2024 16:48

    Me sa duket mamaja jote paska qene dhoma e pritjes se komunisteve. Bravo u qofte, ta paskan lene fiksim

    Përgjigju
  • Toni: 17/11/2024 15:26

    Po saliu cthote, pas kesaj deklarate?

    Përgjigju
  • Ricardo: 17/11/2024 15:19

    Ky peshkepia eshte identik si ai Trafikanti qe erdhi nga USA per fushaten e Sales dhe kur u kthye atje e futen ne burg per gjithe te zezat qe kish bere !

    Përgjigju
  • Mirditori: 17/11/2024 13:55

    KUSH MIND I VDEKUR NUK ËSHTË I GJALLË O KËRMË PESHKËPIA.JE IDENTIK SI AI QË NGJITET PAS KËPUCËS.

    Përgjigju
  • Arian: 17/11/2024 13:31

    Me logjikën tënde, Met Hasa, vetëm 15 vjeç, i cili humbi jetën duke u hedhur me trup mbi mitraloz dhe i cili më pas u varros me nderime nga gjermanët madje duke i vendosur kryqin e hekurt mbi varr, ishte një kriminel? Pra, e bardhë ose e zezë? Kush u vra a është dëshmor të paktën? Kush nuk u vra, ishte thjesht komunist?!

    Përgjigju
    • Gazmendi: 17/11/2024 15:31

      Nuk i paska shpelare trute ky Peshkepia. Thame se meqe nuk ndihet,eshte tu bo dush. Paska mbet shpellar i palame.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?