Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta në fshatin Kamenicë të Korçës. Një 46 vjeçar i identifikuar si Hekuran Kala ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të njëgranate të vjetër teksa ka qenë duke punuar për të nxjerrë materiale ndërtimi në këtë ndërtesë të rrënuar.
Sipas banorëve, Hekurani ka qenë i punësuar si punëtor mirëmbajtje në një resort dhe ndërtesa e vjetër ku ai po punonte është në pronësi të pronarit të resortit.
Në momentin e shpërthimit kanë qenë duke punuar dhe 2 persona të tjerë pranë kësaj ndërtese, por ne distancë nga Hekurani dhe për fat të mirë nuk janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm. Mësohet se viktima është babai i tre fëmijëve dhe jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike.
Kryeplaku i fshatit Altin Aliu tregon "Pati një shpërthim shumë të fuqishëm, në moment dolëm se jam me shtëpi këtu afër, dolëm dhe pamë se kishte plasur një bombë.
Hekurani ka qenë duke nxjerrë gurë për t'i çuar te resorti, se personi që e ka blerë këtë (shtëpinë për të nxjerrë gurët) është pronar i resortit. Ishte shumë i dëmtuar, erdhën e morën e çuan në spital. Ishte edhe një fadromë që punonte këtu. Por më vonë mësuam se ndërroi jetë.
Hekurani kishte ditë që po nxirrte gurë, gjendja ekonomike e tij ishte e dobët, herë pas here shkonte edhe në Greqi, ka tre fëmijë. Ishte punësuar te resorti. Municioni ishte shumë i fuqishëm, nuk e di a predhë apo bombë" tha kryeplaku Altin Aliu.
EKLUZIVE PER REPORT TV PERSONI S . M .QE KENI MARE NE INTERVISTE ESHTE I AKUZUAR PER VJEDHJE SHTEPIE TE DEMTUAR NGA TERMETI NE QYTETIN E DURRSIT DHE KRYEBASHJAK ?????? JU LUTEM ZOTERINJ GAZETAR TE REPORT TV OSE SHQIPETARJA .COM INTERVISTONI EDHE NJE HERE KETE PERSON DHE BEJNI PYETJEN SI ESHTE E VERTETA E VJEDHJES SE SHTEPIISE SE EMIGRANTIT ME DY CUNAT E TIJE
PërgjigjuNgelen duke vdek njerez per te nxjer nje kothere buke.Sa vend i qelbur qe jemi.
Përgjigju