Shpërthen miniera në Turqi, të paktën 40 të vdekur! Në brendësi të dyshohen dhjetëra viktima

15 Tetor 2022, 09:44| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 12:56

  • Share

Në një minierë qymyri në veri të Turqisë ka pasur një shpërthim në 300 metra thellësi. Të paktën 40 vetë kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë konsiderohen të humbur. Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit.

Aksidentet në minierat turke nuk janë të rralla, por shpërthimi i fundit i fortë në një minierë qymyri në veri të Turqisë të premten (14.10.) i kushtoi jetën të paktën 40 personave. Njoftimi për tragjedinë erdhi nga Zyra e Guvernatorit të Provincës Bartin në Detin e Zi natën duke u gdhirë e shtuna, ka shkruar agjencia Anadolu. 

6 minatorë të plagosur janë shtruar në spital. Por mendohet se ka ende dhjetëra minatorë të tjerë në bllokuar në thellësi të minierës. Me gjasë shpërthimin në 300 metra thellësi e ka shkaktuar përzierja e gazit të çliruar në  minierë, raportojnë mediat lokale turke. Qindra vetë po marrin pjesë në aksionin e shpëtimit.

Sipas të dhënave të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu në minierë në momentin e tragjedisë kanë qenë brenda 110 minatorë, 49 prej tyre në një pjesë të thellë më të rrezikuar. 36 minatorë janë shpëtuar. Presidenti turk, Erdogan ka bërë të ditur, se do të vizitojë vendin e katastrofës të shtunën për të koordinuar masat e ndihmës dhe se ka filluar hetimi i tragjedisë.

Por partia opozitare socialdemokrate, CHP është shprehur, se autoritetet e kanë injoruar një raport të gjykatës së auditorëve nga viti 2019, në të cilin është paralajmëruar nga një shpërthim për shkak të gazit të përzierë të çliruar në thellësitë e kësaj miniere. Për shkak të mungesës së masave të sigurisë në minierat turke ka pasur disa aksidente të rënda. Në një shpërthim në minierën e qymyrit në Provincën Manisa në rajonin e Egjeut në vitin 2014 humbën jetën 304 vetë.

Ora 16:20
Shpërthimi i minierës në Turqi, Presidenti Erdogan shkon në vendin e tragjedisë, ndjek nga afër operacionet e kërkim shpëtimit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka vizatuar vendin ku shpërtheu miniera në Turqi, shpërthim që la pas 40 viktima. Erdogan ndoqi nga afër operacionet e kërkim shpëtimit në minierën ku ndodhi shpërthimi.

 

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 15/10/2022 15:52

    Ngushellime Popullit Turk per kete fatkeqsi te madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?