SHKODËR- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi. Dy autorët e kanë vendosur lëndën plasëse rreth orës 01:37.
Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa polica dyshon se është vendosur një sasi e vogël tritoli i llojit amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Report Tv ka siguruar videon nga momenti ku dy autorët kanë vendosur lëndën plasëse në lokalin e 65-vjeçarit Fran Kolbuçajt në Shkodër.
Dy autorët e kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pak pas mesnate rreth orës 01:30.
e myti malcor-han-ja shkodren
PërgjigjuQe ku arriti djepi i kultures. Per tite e ma zi tu shku
PërgjigjuFilloi Rama edhe ne Shkoder me tritol por nuk e merr dot kurr sa te kete jete. As i jati tij nuk e mori dot.
Përgjigjupse si futen me themel shkodres.asht ba si palermo..po ikin njerzit braktisin qytetin.kryeminister merr masa nqs don votat tona..
Filloi prape Saliu me tritol! Turp per Shkodren qe e voton pas gjithe ketyre gjerave qe ben cdo here kur ka zgjedhje!
Përgjigju