Foto e një qytetari duke u vaksinuar

‘Shpërthen’ varianti britanik i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nis vaksinimi kundër virusit me Pfizer

18 Shkurt 2021, 09:10| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 09:34

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut ditën e djeshme nis vaksinimi anti-COVID fillimisht i punonjësve të shëndetësisë, një vit pas konstatimit të rastit të parë me virusin.

Rreth 5 mijë vaksina të kompanisë BioNtech/Prfizer janë shitur me çmim tregu nga Serbia dhe kjo ka mundësuar nisjen e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut.

Një pjesë e punonjësve të shëndetësisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës tashmë dhe deklaruan se ndihen mirë, duke i bërë dhe apel qytetarëve të mos kenë dyshime sepse kjo është mënyra e vetme për t’u përballur me pandemisë.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut pritet të mbërrijnë doza të vaksinës kineze Sinopharm dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit me qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk u vaksinua, pasi tha se përparësi do t'i japë personelit mjekësor që ndodhet në vijën e parë të frontit në përballje me koronavirusin.

Filipçe ditën e djeshme tha se sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të infektimeve kanë qenë me variantin e ri britanik të COVID-19, duke ngritur alarm në vend.

“Me përqindje të madhe, të testuarit nga janari e këtej dhe sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve i takojnë llojit britanez”, tha Filipçe.

Ai shtoi se duhet të tregohen të kujdesshëm me masat anti-COVID për shkak të “shpërthimit” të rasteve të infektimeve me variantin britanik.

“Deri tani në Maqedoni janë zbuluar 30 mutacione të coronvirusit”, tha Filipçe.

Ditën e djeshme janë shënuar 347 infektime ndërkohë 4 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Ora 14:35
Kryeministri Zaev: Vaksinat kineze anti-COVID do të arrijnë nga fundi i javës së ardhshme në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se vendi pret dozat e vaksinës kineze anti-COVID, deri në fund të javës.

“Ne presim vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme, sot është dita e parë e punës pas Vitit të Ri Kinez. Ambasada jonë dhe ambasada kineze në vend, së bashku me kompanitë që ndihmojnë me Sinopharm, mendoj se tashmë po bëjnë hapin e fundit.

E dini që paratë janë paguar nga shteti. E gjithë kjo konfirmon hapat e ardhshëm, në lidhje me transportin, paketimin, sigurimin, garancitë që do të sigurohen, dhe unë besoj se gjithçka do të rrjedhë në ditët në vijim dhe ne do të kemi një identitet serioz për të mbajtur datat deri në fund të muajit, domethënë deri në fundi i javës së ardhshme”, tha kryeministri Zaev.

Siç është bërë e njohur më herët Maqedonia pret që të marrë 200.000 vaksina të cilat I ka blerë nga Kina

Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi fillimisht i punonjësve të shëndetësisë, me Pfizer një vit pas konstatimit të rastit të parë me virusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 97,803, ndërkohë ai i viktimave është 3,010 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?