SIÇILI- Fluturimet që i shërbenin qytetit lindor të Sicilisë, Catania, u ndaluan të dielën pasi një shpërthim nga mali të vullkanit Etna. Hiri vullkanik që doli pas shpëthimi përfundoi në pistat e aeroportit duke e bërë të pamundur lëvizjen.
Vullkani 3330 metra i lartë mund të shpërthejë në veprim spektakolar disa herë në vit, duke lëshuar lavë dhe hi të lartë mbi ishullin mesdhetar. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.
Fluturimet drejt dhe nga Catania, një destinacion popullor turistik, do të pezullohen derisa të garantohen kushtet normale të sigurisë, tha aeroporti në Tëitter.
Makinat në qytet ishin të mbuluara me një shtresë pluhuri të errët, treguan pamjet në mediat italiane.