Bota

Shpërthen vullkani 'Kanlaon' në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi (VIDEO)

8 Prill, 16:13| Përditesimi: 8 Prill, 16:39

  • Share

Një vullkan ka shpërthyer në Kanlaon në ishullin Negros të Filipineve.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon është aktivizuar në orën 05:51 me kohën lokale.

Në deklaratë thuhet se sipas raporteve fillestare, vullkani hodhi hi në një lartësi prej 4.000 metrash gjatë shpërthimit.

Kamerat në stacionin rajonal treguan se si llava rrjedh poshtë shpateve të vullkanit.

Vullkani Kanlaon ishte aktivizuar në muajt qershor dhe dhjetor të vitit 2024. Pas shpërthimeve, niveli i alarmit për vullkanin Kanlaon u ngrit nga 2 në 3.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?