INDONEZI- Vullkani Merapi në Indonezi shpërtheu sot, duke nxjerrë 7 km hi vullkanik.
Shpërthimi i vullkanit që ndodhet në Rajonin Special të Yogyakartës ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës me orën lokale (07:00 me orën shqiptare) dhe sipas autoriteteve u vu re një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrash.
Në një deklaratë agjencia indoneziane e menaxhimit të fatkeqësive bëri me dije se banorët e komunitetit aty pranë u paralajmëruan të ndalonin çdo aktivitet në zonat e rrezikshme, pra brenda një rrezeje prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri i vullkanit.
Vullkani Merapi 2963 metra është një nga më aktivët e Indonezisë dhe ishte tashmë në nivelin e dytë më të lartë të alarmit në vend.
Indonezia, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Paqësor, ka më shumë vullkane se çdo vend tjetër në botë. Shpërthimi më i fundit i dhunshëm i Merapit ndodhi në vitin 2010, duke vrarë mbi 350 njerëz.
gunung merapi erupsi, aku di magelang & kena hujan abu. siang tadi panas terus tiba-tiba banget mendung, ternyata lgsg hujan abu. jangan lupa pake masker oll & kalo keluar pake jas ujan????☝???? pic.twitter.com/IAffr2C6qi
— whoo (@cloudyschoco) March 11, 2023