Bota

Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie në Spanjë, mijëra të evakuuar! Llava 'derdhet' mbi banesa

20 Shtator 2021, 13:03| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 15:17

  • Share

Shpërthimi i vullkanit në La Palma në Ishujt Kanarie Spanjolle ka shkatërruar shtëpitë dhe ka detyruar rreth 5,000 banorë të evakuohen. Llava nga vullkani Cumbre Vieja ka shkatërruar gjithçka në rrugën e saj.

Kryebashkiaku Sergio Rodriguez tha se të paktën 20 shtëpi ishin 'varrosur' në llavë në një fshat.

Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga llava. Rojet ushtarake dhe civile po ndihmojnë njerëzit në zonë.

"Llava nuk la absolutisht asgjë në rrugën e saj," tha Rodriguez, duke shtuar se banorët nuk do të ktheheshin në shtëpi për një kohë të gjatë.

Deri tani nuk raportohet për viktima. Pati urdhra evakuimi të detyrueshëm për katër fshatra, përfshirë El Paso dhe Los Llanos de Aridane, dhe u ngritën strehimore të përkohshme.

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?