Foto ilustruese

Bota

Shpërthen vullkani në Kamçatka të Rusisë, hiri shkon në 3 kilometra lartësi! Rrezik ndërprerje të fluturimeve për në Alaskë

14 Gusht, 10:30| Përditesimi: 14 Gusht, 10:41

  • Share

Vullkani Krasheninnikov në gadishullin Kamchatka të Rusisë ka lëshuar një 're' hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Njoftimi është bërë nga Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), ndërsa është lëshuar edhe një kod portokolli rreziku për aviacionin.

Vullkani ndodhet 200 kilometra nga Petropavlovsk. "Kolona e hirit shtrihej 170 kilometra në juglindje të vullkanit", vunë në dukje shkencëtarët. 

Në orët e fundit, raporton Alaska Public Media, hiri nga gadishulli rus ka shkaktuar anulimin e fluturimeve të Alaska Airlines për në Nome dhe Kotzebue.

Ndërkohë, në Alaskë pritet të zhvillohet edhe samiti midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?