Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë studiove qendrore të televizionit publik italian Rai në Romë. Si pasojë e zjarri kanë shpërthyer disa makina dhe tre ndërtesa banimi janë evakuar si masë paraprake. Në të njëjtën kohë u vendos që të ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv i Rai.
Zjarrfikëset dhe forcat italiane të Mbrojtjes Civile po operojnë në të gjithë zonën e Pratit në kodrën Monte Mario. Në një distancë të shkurtër nga flakët ndodhen edhe selitë e gjykatave të kryeqytetit italian.
Transmetimi i Rai ‘Estate in direct’ ishte gati të dilte në transmetim, teksa shpërtheu zjarri.
Një banor dëshmon për mediat italiane se u duk si një bombë. Dyshohet se flakët kanë nisur nga banesa e via Romeit ku zjarri kishte rënë rreth orës 2 të natës të kaluar.
#WATCH : Another video of Fire in Monte Mario, Rai Headquarters Evacuated.
— upuknews (@upuknews1) July 31, 2024
#Italy #Rome #Fire #RomeFire #MonteMario pic.twitter.com/ry4d2Skn2R
Thirrja e parë për ndihmë erdhi pak pas orës 13:00 të mesditës së sotme. Nga oborri i jashtëm i gjykatës është aktivizuar një zorrë uji në përpjekje për të shuar flakët. Në vendngjarje janë 3 helikopterë të cilët po përpiqen për shuarjen e flakëve nga ajri.
Fire near Rome's Court of Appeal prompts evacuationshttps://t.co/zNccuQC7JD pic.twitter.com/rCmpG6rzaa
— The Italian Insider (@ItalianInsider_) July 31, 2024