Pamje nga vendngjarja

Kosova & Rajoni

Shpërthim i fuqishëm bombe jashtë kishës në Athinë, dy të plagosur në Greqi

27 Dhjetor 2018, 11:13| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 12:03

  • Share

Një shpërthim i fuqishmëm me bombë është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një kishe në lagjen Kolanaqi, në kryeqytetin grek në Athinë. Sipas mediave vendase mësohet se shpërthimi i cili u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek Athinë ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit me orën lokale, nga ku mbeti i plagosur një efektiv policie, i cili ndodhej me detyrë në zonë, si edhe një një i ri kalimtar afër kishës.   

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë Kishës se Shën Dionisios Areopagitou, në Skoufa.

Policia nuk jep ende detaje se cili është shkaku i ngjarjes pasi në vendin e shpërthimit ndodhet një ndër kishat e mëdha të kryeqytetit grek, Shen Dhionisi ndërsa përballë saj një shkolle eksperimentale shtetërore.

Përveç rrezikut, oficeri i policisë i plagosur u shtrua në spital pas shpërthimit të një kurtie metalike, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një i ri në tempull, i cli u transferua në Spitalin Evangelismos për ndihmë të parë.

Alarmi në Kolonaki erdhi për shkak të shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese, në kryqëzimin e rrugëve Lycabettus dhe Skoufa, pranë Tempullit të Shenjtë të Agios Dionisios Areopagitou.

Ende nuk dihet , por policia greke po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur autorët.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?