Foto nga vendngjarja

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Francë! Humbin jetën 7 persona, mes tyre 2 fëmijë! Digjen disa banesa, shkak bombolat e gazit (FOTO)

14 Shkurt 2022, 14:00| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 14:02

  • Share

Një shpërthim i fuqishëm me pasojë vdekjen e 7 personave, mes tyre 2 fëmijë ka tronditur Francën. Shpërthimi ka ndodhur në një biznes në Saint-Laurent-de-la-Salanque në Pyrenées-Orientales, ndërsa flakët u përhapën në ndërtesat aty pranë.

Sipas mediave, dyshohet se kanë shpërthyer disa bombola gazi, çka kanë shkaktuar përhapjen e flakëve. Trupat e viktimave raportohet se u gjetën nën rrënoja.

Një banor i zonës, thotë se ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm dhe një grua e cila thërriste për ndihmë.

"Një zonjë thirri për ndihmë nga ndërtesa përballë. Kur hapa dritaren dëgjova zërin e saj. Ndërtesat ishin të përfshira nga flakët. Ishte panik total."-thotë Nadine Bret, 59 vjeç.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, mësohet se ka anuluar një udhëtim të cilin e kishte të planifikuar në agjendë, dhe është nisur drejt vendngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?