Shpërthen bombola në Greqi, 2 viktima! Njëri shqiptar, po kryente saldime në fabrikën e peshkut! 2 të arrestuar

4 Shtator 2022, 17:25| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 20:57

  • Share

Një bombol me oksigjen ka shpërthyer ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një bombol me oksigjen, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin saldim elektrik. I vdekur ka mbetur shqiptari Dritan Kodra 49 vjeç dhe një 39-vjeçar grek, Gerasimos Fatouros, kurse një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë. Pas ngjarjes së rëndë, policia greke ka arrestuar dy pronarët e fabrikës së peshkut.

41-vjeçari grek Gerasimos Fatouros ka lënë pas 3 fëmijë. Sipas mediave greke, trupi i tij i pajetë është gjetur i ndarë në 2 pjesë. Gruaja e 41-vjeçarit ka humbur ndjenjat sapo ka mësuar ngjarjen e rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se ka humbur dy motrat e saj në një aksident me makinë dhe tani po përballet me një tragjedi të re.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, zjarrfikëset dhe policia për të mësuar detajet e ngjarjes.

Ora 20:52
Humbën jetën nga shpërthimi në Fabrikë, trondit e veja e 39-vjeçarit grek: Burri dhe shoku shqiptar i shpëtuan një eksplodimi në të njëjtin biznes në 2016

1662404070_greqi.JPG

Zenovia Paschos, e veja e 39-vjeçarit grek që vdiq bashkë me një 49-vjeçar shqiptar për shkak të shpërthimit të një bombole në fabrikën e peshkut ku punonin, zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në të njëjtin biznes.

Zenovia tha se në vitin 2016, bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi i atëhershëm në momentin e fundit, ku ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes në Khokhla dhe burri im shpëtoi dhe në fakt, kishte arritur të shpëtonte edhe shokun e tij, atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit po i digjej fytyra. Pastaj të dy  shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë. Të dielën mbaronte punën dhe duhet të kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa për të shkuar te puna e tij e për ta gjetur, dhe ndërsa po largohesha nga shtëpia, shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, tha e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.

“Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here. Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, shtoi Zenovia Paschou.

Ora 19:21
Emri/ Kush është shqiptari që humbi jetën në Greqi, po saldonte kur shpërtheu bombola

1662312388_peshku.JPG

Dritan Kodra, 49 vjeç është shqiptari që mbeti i vdekur në Greqi pas shpërthimit brenda një fabrike Peshku në Prevezë. I vdekur mbeti dhe një 39-vjeçar grek, Gerasimos Fatouros baba i tre fëmijëve, kurse një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Ora 18:38
2 viktima nga shpërthimi i bombolës në Greqi, arrestohen 2 pronarët e fabrikës së peshkut

1662309818_Screenshot5.jpg

Dy persona janë arrestuar pas vdekjes së 2 punëtorëve nga shpërthimi i bombolës me oksigjen në Greqi. Në pranga janë vënë 2 drejtuesit e fabrikës së peshkut, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.

 

Ora 17:36
Ndërroi jetë nga shpërthimi i bombolës, ja kush është 41 vjeçari grek, baba i tre fëmijëve

1662305608_Screenshot3.jpg

Gerasimos Fatouros, 41 vjeç ishte një prej viktimave të shpërthimit të bombolës së gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi. Ai ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç. Gerasimos Fatouros u nda nga jeta teksa po kryente saldime në fabrikë së bashku me një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?