Turqi-Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, duke plagosur të paktën 28 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll pas rreth 3 orësh, raporton CCN Turk.
Ekipi i kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po vazhdojnë të kontrollojnë zonën nëse ka mbetur ndonjë person i bllokuar brenda fabrikës.
Komento