Bota

Shpërthim me bombë pranë xhamisë kryesore në Kabul, humbin jetën 5 civilë

4 Tetor 2021, 07:48| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 14:10

  • Share

Një shpërthim ka ndodhur jashtë hyrjes së një xhamie në Kabul të Afganistanit ka ka shkaktuar viktima në mesin e civilëve afganë, tha një zyrtar taliban.Të paktën pesë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe jashtë një xhamisë në Kabul të dielën, tha një zyrtar taleban

"Një shpërthim tronditës ndodhi në një tubim civilësh pranë hyrjes së Xhamisë Eidgah në Kabul këtë pasdite, për fat të keq duke lënë një numër civilësh të vdekur", shkroi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Raportimet në mediat sociale përshkruan një shpërthim të madh dhe shërbimet e urgjencës që nxituan në vendngjarje. Më vonë të dielën në mbrëmje, Kabuli u trondit nga më shumë shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, në atë që dukej se ishte një operacion taleban kundër një celule të ISIS.  Talibanët nuk kanë komentuar zyrtarisht në lidhje me incidentin.

Pak më shumë se një muaj që kur kryengritësit morën kontrollin e Afganistanit, duke marrë kontrollin e qyteteve të mëdha dhe duke u instaluar në pallatin presidencial në Kabul, qeveria e re e përkohshme e talebanëve po përballet me një sërë kërcënimesh nga armiqtë e brendshëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?