Shpërthim gjatë natës në Fushë-Krujë, i vihet tritol rrethimit të banesës së pronarit të një servisi

15 Korrik 2020, 09:40| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 11:03

  • Share

Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të ditës së sotme. Pas mesnate, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së Agron Kocjas në lagjen "Magaze" është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme të vogla materiale. Duket se tritoli ka qenë një mesazh, ndërsa po hetohet për konfliktet e të zotit të shtëpisë apo djalit të tij Eraldo Kocja 22 vjeç, që policia i referohet si pronar i banesës.

Agron Kocja 46-vjeç është pronar i një servisi në Fushë Krujë, ku punon bashkë me djemtë. Mbrëmë në banesë ndodhej vetëm 46-vjeçari dhe e shoqja.

Në momentin e shpërthimit Eraldo, që është djali i vogël ka qenë roje të servisi, pasi pak kohë më parë ia kanë vjedhur, ndërsa i madhi te vjehrri. Nga të dhënat e para mësohet se familja nuk ka konflikte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy net më parë po në Fushë Krujë iu vendos eksploziv banesës së 17-vjeçares që denoncoi përdhunimin nga gjashtë të rinj, pesë nga të cilët janë pas hekurave, ndërsa drejtuesi i grupit është ende në kërkim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2020 02:32

    Kriminalistika duhet te kontrrolloje mbetjet e bombes per te pare ne se ka mmbetur ndonje gjurme gishti ose ADN,si dhe komponentet perberes,menyren e mbedhjes .Ne se jane njesoj,ose te ngjashem ka mundesi qe blihen te/o pergatiten tek /nga I njejti person/persona.Shikoni kush eshte marre/merret me shitje ,prodhim bombash e vjedhje te elementeve te tyre perberes.Duhen pare personat Brenda e jashte vendit me histori te tilla qe jane te arrestuar ose jo ,si dhe miq e shoke te tyre.Duhet bere nje inventar ne miniera,reparte,magazina ushtarake dhe ne profesione te tjera ku perdoren o mbahen lende shperthyese e materialet ndihmese te tyre.

    Përgjigju
  • Eri: 15/07/2020 13:35

    Ku o Lleshi ku o fut pse nuk e ve nen kontroll i cop fush kruje,Nuk dihet kush i mban tritolet ne ate zone ne fakt vec policia nuk e dika

    Përgjigju
    • lleshi: 15/07/2020 18:42

      pa he na thuaj ti kush i ben keto gjera.policija e shperblen lajmin per krime.jeni legena qe doni sufllaqe por prisni tjua japin qyl.shko e trego kush esht ai shkerdhate se shum gjera me tritol po ndodhin aty ne f.kruje por me gjith ate edhe po nuk dolen emrat dihet qe ne pergjithesi jane ca tipa qe nuk punojne por jetojne si mbret....por policija pa fakte nuk mund te beje asgje se nuk esht ne nje vend diktature.kete ka demokracija:edhe shkerdhatat e kriminelat kane te drejtat e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?