Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 14, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të banesës së 66-vjeçarit Ilir Gjeçaj.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin dhe sqaruar rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak mund të jetë djali i 66-vjeçarit, Akil Gjeçaj, i cili ka një precedent penal të 2 viteve më parë në fushën e vjedhjes. Ai ka vjedhur rroba në një banesë dhe telefona në vitin 2023, vlera e të cilave arrinte në 700 mijë lekë.
Por mësohet se djali 28 vjeçar nuk ka dhënë ndonjë informacion me vlerë për të ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.
Komente
