Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një dyqani në Krujë, vetëm dëme materiale! Pronari i përfshirë në një rast dhune në 2022 (EMRI)

27 Qershor, 08:30| Përditesimi: 27 Qershor, 12:23

  • Share

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin/rët.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.”, njofton policia.

Donald Luka rezulton i njohur për policinë pasi në mars të vitit 2022 është akuzuar se së bashku me të vëllain rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar. Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?