Kronikë

Shpërthimi me tritol në garazhin e ‘Visit të Garave’, identifikohet autori! Pas ngjarjes u largua jashtë shtetit! PAMJET e 36-vjeçarit duke vendosur lëndën plasëse (EMRI)

5 Gusht, 08:49| Përditesimi: 5 Gusht, 12:38

  • Share

Policia ka njoftuar këtë të martë se është identifikuar personi që vendosi lëndën shpërthyese në derën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës më 24 korrik të këtij viti.

Autori mësohet se është 36-vjeçari Klodian Steli. Po ashtu, raportohet se mjeti që përdori 36-vjeçari për të lëvizur natën që vendosi sasinë e lëndës plasëse në portën e Elvis Kosovës, ishte i tij. Pas ngjarjes ai e ka dhënë me qira dhe vetë është larguar jashtë shtetit.

"Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë",- njofton policia.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të mësojë nga burime policore se 36-vjeçari Steli që vendosi tritolin në garazhin e Vis Kosovës, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me të, por porosia i ishte dhënë nga persona të tjerë.

Motiv i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt që Elvis Kosova ka patur me persona të tjerë kohët e fundit, ku gjatë sherrit është përdorur dhe arma.

Ora shënonte 03:50 e mëngjesit më 24 korrik, kur një sasi tritoli shpërtheu në derën hyrëse të garazhit në pronësi të biznesmenit Elvis Kosova, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. E gjithë fasada e qepenit u dëmtua, përfshirë disa garazhe ngjitur. Edhe 4 makina të parkuara aty pranë, u dëmtuan.

39-vjeçari Elvis Kosova nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në gusht të vitit të shkuar ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave".

1754389975_klodiansteli.jpg

Klodian Steli

 

1753337701_elviskosova.png

Elvis Kosova

Ora 12:34
Report Tv siguron FOTON e autorit të shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës

1754389975_klodiansteli.jpg

Klodian Steli

Report Tv ka siguruar foton e Klodian Stelit, autorit të dyshuar të shpërthimit me tritol që ndodhi në hyjen e garazhit të shtëpisë së Elvis Kosovës, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, më 24 korrik të këtij viti.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?