Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë, policia në kërkim të autorit (EMRI+VIDEO)

18 Maj, 22:54| Përditesimi: 19 Maj, 07:27

  • Share

FUSHË-KRUJË- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurtit.

Në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar. Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Banesa ndodhet pranë aksit Fushë-Krujë-Tiranë, aks nga i cili dyshohet të jenë larguar edhe autorët. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

Nuk dihen shkaqet apo motivi i vendosjes së tritolit, ndërsa pasi familja Kurti nuk njihet si problematika dhe asnjë prej personave nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ata merren me biznesin e mobilierisë.

"Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Alfred Kurti, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa u ngritën postblloqe në akset që lidhin Fushë Krujën me pjesën tjetër të vendit me qëllim kapjen e autorëve. 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dea: 19/05/2024 13:15

    gjithe kriminelat jane mbledh ne fushe kruje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?