Shpërthim me tritol në një biznes në Përrenjas, shoqërohen 3 persona! 'Shënjestra', ish-sekretar i PD-së (EMRI)

22 Nëntor 2022, 14:52| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 18:30

  • Share

PËRRENJAS- Një shpërthim në tritol ka ndodhur në biznesin e Dhimitër Kokonozit rreth orës 02:30 gjatë natës.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në një Bar-Bilardo në Përrenjas në pronësi të Kokonozit dhe janë shoqëruar tri persona.

Ende nuk dihet nëse Kokonozi ka pasur më herët konflikt me të shoqëruarit dhe ende nuk dihet identiteti i të shoqëruarve. Mësohet se Dhimitër Kokonozi ka qenë sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit.

“Librazhd/Informacion paraprak Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?