Tiranë, shpërthim me eksploziv në një lokal pranë gjimnazit "Petro Nini", ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

11 Qershor 2020, 07:21| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 12:47

  • Share

Kryeqyteti është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me eksploziv. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një lokal pranë shkollës "Petro Nini", në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" në pronësi të shtetasit Arben Koçollari.

Shpërthimi ka alarmuar banorët, pasi zona është një nga më të frekuentuarat, por për fat të mirë nuk raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga burimet mësohet se në lokal ishte vendosur një sasi prej 100 gram tritoli, të vendosur në pjesën përpara lokalit.

Pronari i lokalit është pa precedent penal dhe dyshohet se lënda plasëse i është vendosur për arsye konkurrence. Mësohet se para oficerëve të policisë, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjithë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, lokali "JuJo" në pronësi të Arben Koçollarit është regjistruar në vitin 2018.

Përveç lokalit, në të cilin ishte vendosur lënda plasëse, dëme ka pasur edhe në një dyqan lulesh, që është ngjitur me lokalin.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkruan në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2020 22:26

    /BANOR/edhe une jam dakort me opinionin tuaj per emertimet e rrugeve.Jam lindur e ritur ne Tirane e tani jetoj jashte por kam probleme me adresen postare,bile dhe te shtepise time.Jo cdo document dergohet on-line,disa duhen me vule apostile qe kushton goxha kur ti pergatisin zyrat perkatese,dhe ne fund kur I dergon ti humb posta.Mua njerin ma kthyen me pretendimin idiot se adresa nuk gjendet(kam derguar me emertimin e ri e te vjetrin),kurse nje te dyte qe e dergova ne Durres u zhduk si kripa ne uje.Kjo me sa kuptoj eshte problem per qytetet e medha ,te voglat jane me mire.E pa besueshme qe ne shek.XXI t'a dergojme posten dorazi me te njohur sikur jemi ne mesjete!

    Përgjigju
  • Banor: 11/06/2020 10:55

    Me sa dihet kjo rruge quhet Sami Frasher, kuse Deshmoret e 4 Shkurtit eshte rruga para Carlsbergut, qe te con te garda. Rruge rrumpalle, qe asnjehere.nuk u emertuan sic duhet. Kush merr bashkine, nderron emrat e rrugeve....... Po te shofesh kush eshte punesuar ne bashki , tmerrohesh

    Përgjigju
    • Gjeco: 11/06/2020 20:58

      Dmth duhet të jesh fshatar!

    • Gjecolino: 11/06/2020 16:05

      Jo Gjeco, nuk i donte trapi fare me u marr me sufllaqexhinj si puna jote, thjesht eshte banor i zones.

    • Gjeco: 11/06/2020 11:25

      Dmth ti do të doje të punoje ne bashki por nuk ja arrite dot sepse s ke nivel!

  • Pyetje: 11/06/2020 08:52

    Nuk thom qe gabime nuk ndodhin, po zakonisht ste hjedh kush dinamit kot. Kjo eshte ba me plan e ka kosto se ka rrezik. A thua mos je perzie me noj Kurbinas o Fushe Krujas?

    Përgjigju
  • Populli: 11/06/2020 08:38

    U rikthye 1997-ta

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/06/2020 08:32

    Aktiviteti kryesor i shqiptarit , lokali! Jeta e shqiptarit ne lokal, shperthim ne lokal, atentat ne lokal, vrasje ne lokal etj etj... lokal dhe vetem lokal. Kafe, pilaf, fasule, raki.. lokal dhe vetem lokal! Lokal poshte pallatit, lokal ne fshat, u kthye ne banese nga lokali, po shkonte nga banesa ne lokal, u dhj-e ne lokal, lokal, lokal, lokal!

    Përgjigju
    • Kafsha: 11/06/2020 11:01

      Nuk eshte problemi tek rraca por tek tranzicioni i rëndë politiko-ekonomiko-social qe Shqiperia vuan për 30 vjet. Xhaxhi Enver e beri shqiptarin të lulezoje me fabrika e uzina. Bëri rend shembi dha atij thjeshtesi e lumturi. Pra nuk eshte problemi i rraces.

    • Bina: 11/06/2020 09:33

      Fiks fare u dhjefsha lokalet......!

    • gjethja e thete e fikut: 11/06/2020 09:28

      Te falenderoj per kete esee, shqiptari do ishte mire qe edhe pas vdekjes te varrosej ne lokal, lokalin shqiptari e ka si femijen e tij, race albanistani.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?