Kronikë

Shpërthim me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë, vëllai i ish-gjyqtarit sheik Gjoni! Dy autorët e pamaskuar hodhën lëndën plasëse (VIDEO)

26 Shkurt, 06:56| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:50

  • Share

LEZHË- Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (26 shkurt). Objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte zyra noteriale e noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake të policisë dhe kqyrja e kamerave të sigurisë, bëhet me dije se autorët kanë qenë dy persona.

Sipas burimeve për Report Tv, të pa maskuar, ata kanë ardhur me një automjet dhe njëri prej tyre nga xhami i parë i pasagjerit ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar. Makina me të cilën kanë lëvizuar autorët është fokusuar nga kamerat e sigurisë.

Në dëshminë e tij paraprake në polici, vetë noteri Fran Gjoni ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi dhe pista me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e noterit i cili operon prej më shumë se 1 dekade në qytetin e Lezhës.

Gjithashtu pritet të përcaktohet edhe lloji dhe sasia e lëndës plasëse të vendosur në zyrën noteriale të Fran Gjonit, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet. Gjin Gjoni u dorëhoq si gjyqtar për t’i shpëtuar procesit të vettingut dhe shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur në 1998.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TRANS -RAPID: 26/02/2025 09:43

    Aty nuk ka drejtësi ligjore ka drejtësi kanunore

    Përgjigju
  • Turi: 26/02/2025 08:41

    Nese nuk denohen per terrorizem me burgim te perjetshem ata qe vendosin lende shperthyese atehere ky fenomen sa do vije dhe do te rritet prandaj shteti duhet te mare masa urgjente duke bere shembuj

    Përgjigju
    • Sapa: 26/02/2025 14:17

      Pikerish meqe nuk ka shtet behet kjo!Dhe do vazhdoje keshtu!

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?