Kronikë

Shpërthim në katin e parë të një pallati në Lushnje! Eksploziv një banese! Flet vëllai i personit që iu vendosi tritoli: Mund të kenë ngatërruar shënjestër ( VIDEO)

29 Maj 2021, 07:55| Përditesimi: 29 Maj 2021, 11:55

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur banorët e një pallati në Lushnje. Policia bën me dije se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj. Në banesë jetonin tetë persona midis tyre dhe fëmijë.

"Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", ka njoftuar policia.

Në një prononcim për mediat vëllai i kryefamiljarit të shtëpisë ku u vendos tritoli, Jetmir Çoku shprehet se janë të frikësuar dhe se s'kanë probleme dhe ndoshta autorët e ngjarjes kane gabuar shënjestër.

"Nuk dimë asgjë, s'kemi konflikt me asnjë! Mund të kenë ngatërruar shënjestër', shprehet Jetmir Çoku.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?