Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për 7 të plagosur

30 Maj, 11:58| Përditesimi: 30 Maj, 12:00

  • Share

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në depon e fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

"Këtë mëngjes rreth orës 7:40, gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të tinitusit. Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit", njoftoi kompania.

Ky është një tjetër incident në një seri të tjerësh të ndodhur në këtë fabrikë. I fundit ndodhi më 3 gusht 2024, kur tre persona u plagosën lehtë ndërsa punonin me një kapsulë në impiantin e testimit të minierës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?