Një sasi tritoli ka shpërthyer mesditën e sotme në një lokal në Shkodër. Mësohet se biznesi është në pronësi të Gjin Gurit. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale.
Kush është Gjin Guri?
Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për "Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake" dhe "Kanosje".
Çfarë thotë sot Policia e Shkodrës për ngjarjen
Blutë e Shkodrës njoftjnë se kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse, të dyshuar artizanale. Sakaq, Policia e Shkodrës jep detaje për vendndodhjen e biznesit të Gjin Gurit. Lokali ndodhet buzë rrugës që të çon në Malin e Shoshit.
Pronari i biznesit që ju vendos sot tritol në Shkodër është Gjin Guri. Ky i fundit pak vite më parë është arrestuar nga policia pasi ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin. Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.
Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të kanabisit qëlloi me armë zjarri drejt policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.