Vetëm pak minuta para mesnatës në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot ka pasur një shpërthim. Mobilerisë në pronësi të një qytetari nga Tirana, Dëfrim Ajazi ishte vendosur lëndë eksplozive.
Ajazi me origjinë nga Dibra dhe banim në Tiranë, ka qenë edhe ndërtues në kryeqytet. Lëndë plasëse është vendosur në pjesën e pasme të objektit. Janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona si dhe po merren kamerat e sigurisë të bizneseve.
"Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.