Kronikë

VIDEO/ Paralajmërim? I vendoset tritol në derën e shtëpisë në katin e katërt të një pallati në Fier, pronari jetonte jashtë shtetit (EMRI)

26 Nëntor 2021, 22:01| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 22:32

  • Share

FIER- Asqeri Hyskaj, prej gati 10 vitesh jeton jashtë shtetit, por kjo nuk i ka penguar që një ose disa persona, t'i vendosin tritol në derën e shtëpisë, në katin e katërt të një pallati në lagjen "8 Shkurti" në Fier.

Kjo ngjarje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 21:40, ku lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të derës së jashtme. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, teksa referuar rasteve të tilla të ngjarje që janë regjistruar më parë, dyshohet se bëhet fjalë për ndonjë paralajmërim për pronarin e shtëpisë.

Report Tv ka sjellë pamje nga vendi i ngjarje, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. Asqeri Hyskaj nuk është një emër i njohur për policinë, të paktën nga sa është raportuar paraprakisht.

"Sot rreth orës 21:40, në lagjen "8 Shkurti" në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia. 

Ora 22:13
Del emri/ Paralajmërim? Kush është i riu që sot iu vu tritol në shtëpinë në Fier

1637960562_Screenshot1.jpg

Asqeri Hyskaj është personi që sot iu vu tritol në banesë, por që ka shpëtuar mrekullisht, pasi ai jetonte jashtë shtetit prej 10 vitesh. Një skemë e tillë duket si një paralajmërim, por nuk ka ende asnjë motiv për ngjarjen. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?