Tritol në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së në Tiranë, nuk ka të lënduar

30 Maj 2020, 23:25| Përditesimi: 31 Maj 2020, 00:13

  • Share

Një shpërthim tritoli ka ndodhur te hotel Victoria që e zotëron familja e Ervin Matës, pranë QSUT-së në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”. Tritoli i ishte vendosur hotelit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Forca të policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.  

Mata  akuzohet për Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 31/05/2020 18:28

    Cdo gjo ketu nis dhe mbaron

    Përgjigju
  • Loje me qeder: 31/05/2020 00:28

    Ervis Martini te paska cua selam o cope mishit me dy sy. Tani, o vraje ate ose veten se ske rruge tjeter

    Përgjigju
    • O loja: 31/05/2020 09:33

      Nga e di qe esht ervis martini. Kushedi Ska lidhje ai me kte ngjarje

  • Tirona: 31/05/2020 00:25

    Plasi lufta ne tirane tashi. Zoot ruaj te pafajshmit,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?