Shpërthim te reparti i oksigjenit te Metalurgjiku në Elbasan, plagosen 3 punonjës të 'Elba gas', mes tyre babë e bir, njëri rëndë

22 Korrik 2020, 10:43| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 17:20

  • Share

Tre punonjës të një firme private, "Elba gas" janë plagosur paraditen e sotme si pasojë e një shpërthimi në repartin e oksigjenit te ish-Metalurgjiku në Elbasan. Aksidenti në punë ka ndodhur rreth orës 10:30.

Të plagosurit janë babë e bir, Osman dhe Eduard Bendaj 69 dhe 42-vjeç dhe Qemal Mullahu 61-vjeç. Tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Report Tv mëson se njeri nga të plagosurit, Osman Bendaj është në gjendje të rëndë për jetën.

Nisur nga gjendja kritike 61-vjeçari ndodhet në reanimacion. Tekniku i mesëm mësohet se ka plagë në fytyrë nga shpërthimi në repartin e oksigjenit si pasojë e bllokimit të filtrit. Po sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se gjatë punës ka shpërthyer një tub furnizimi me gas, por nuk ka pasur flakë.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e tragjedisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Dhoma në Spitalin e Elbasanit ku po mjekohen të plagosurit 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?