Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një spitali në Liverpool. Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi tre të rinj, të cilat akuzohen për terrorizëm.
Shpërthimi ndodhi brenda një taksie ku pasagjeri ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore. Sipas policisë rasti lidhet me një sulm terrorist, ndërkohë që aktualisht asnjë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë nga spitali.
Të dhënat paraprake tregojnë se ka qen pasagjeri që ka pasur lëndën shpërthyese dhe do të hynte në spital, por taksisti mendohet se ka zbuluar të gjithë ngjarjen dhe nuk e ka lejuar këtë gjë duke bërë që shpërthimi të ndodh brenda mjetit dhe jo në një vend me më shumë njerëz.
Policia britanike e anti-terrorit njoftuan se 3 të arrestuarit, të moshave 29, 26 dhe 21 vjeç, u kapën në zonën e Kensington të Liverpool.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson i cili shkruan në Twitter se “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm sot në Liverpool.Dua të falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin dhe profesionalizmin e tyre të shpejtë dhe policinë për punën e vazhdueshme në hetim".
Janë publikuar pamjet e shpërthimit të makinës jashtë një spitali në Liverpul. Ndërkohë që tre persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pas shpërthimit, ku humbi jetën një person e një tjetër mbeti i plagosur.
Drejtuesi i mjetit i cili është pagëzuar nga mediat edhe si heroi i ngjarjes, u plagos dhe është ne gjendje të qëndrueshme në spital.
Siç mësohet, ai kishte mbyllur brenda taksisë pasagjerin e dyshuar pak momente para shpërthimit, në atë që autoritetet po e trajtojnë si sulm të mundshëm terrorist.
Ore po nuk ishit ne pyll a ditezinj, po ne mes te qyetit dhe perballe nje spitali qe patjeter ka pasur sistem anti zjarr dhe fikse zjarri. Po sju dha asnjerit qe te marre nje fikse zjarri e te shtrije sa me shpejt qe te jete e mundur ate shllangen e ujit qe e ka pasur patjeter kati i pare i nderteses e ta kishin fikur zjarrin ne moment e sa me shpejt e jo ta kishin lene te merrte mire e me pas te behesh e pamundur fikja e tij. Po zjarrfikset ku ishin?!!... Demi: Djegja komplet e makines qe natyrisht ka vleren e saj. Ndotja e ambientit dhe djegia dhe shkuarja kot e karburantit. Nje çike ketu e nje çike atje e shume ketu e shume atje e... Bota po shkon per lesh.
Përgjigju