VIDEO/ I vihet tritol për herë të tretë tritol banesës së Arben Turkut në Lushnjë! Shpëtojnë pa lëndime familjarët

26 Korrik 2023, 22:08| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 22:36

  • Share

LUSHNJË- Për herë të tretë brenda një vitit në banesën e shtetasit Arben Turku në lagjen ‘18 tetori’ në Lushnjë është vendosur një sasi tritoli.

Pronari i banesës që dy herët e tjera kur i është vendosur tritol ka qenë në emigrim, këtë herë ka qenë brenda në banesë.

Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve Turku ka qenë në banesë me familjarët dhe askush nuk ka lëndime. Nga sa mësohet lënda shpërthyese ashtu si dy herët e tjera është hedhur në oborr.

Në zonë nuk ka kamera sigurie, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e provave që të zbardhë ngjarjen.

Dy herët e tjera në banesën e Arben Turkut, kur është vendosur tritoli ka jetuar familjarisht kunati i tij Altin Lamçe, tregtar fruta perimesh. Dy shpërthimet e para nuk kanë autor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?