LUSHNJË - Qyteti i Lushnjës është tronditur në orët e para të kësaj të marte, pasi një shpërthimi të një sasie të vogël lëndë plasëse në një pallat pesë katësh në lagjen 'Gafurr Muço'. Lënda plasëse është vendosur në hyrje të katit të parë - në banesën e Shaqe Gjatës, nënës së Kleas, kjo e fundit mikja e Laert Haxhisë, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale, mes tyre xhama të thyer dhe mur i dëmtuar. Sipas policisë në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur njerëz. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.
"Rreth orës 01:00, në lagjen "Gafurr Muço", në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njoftoi sot policia.
Klea Gjata nuk është e panjohur për autoritetet. 29-vjeçarja u arrestua më 28 shtator 2023 në kuadër të operacionit të koduar policor ‘Kurrë mos harro’, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit të hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.
Ndaj Klea Gjatës u ngrit akuza për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Ndërkohë më 21 mars 2024 Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Klean dhe vendosi ndaj saj masën "ndalim i daljes jashtë shtetit".
Komente

Shume burra jeni dhe ju, me femra merreni Keni njerz te tjerve mund te merreni Te klea ju ngeli! Skeni bythe me u marre me ropt e laertit ok Mos e zgjasni me femra se ju ben legena me keq se jeni Se ju vrau cdo mace shpie dhe nuk treguat kurre vehten..
Përgjigju