Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në takimin e G7 në Hiroshima, ku janë shpallur sanksione të reja kundër Moskës.
Joe Biden ka bërë me dije se do ketë dritë jeshile për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët 'F-16' të prodhuar nga SHBA. Për diskutimet rreth bashkëpunimit ushtarak, Biden do takohet me Zelenskyn në samitin e G7.
Nga ana tjetër, Moska ka shpallur non-grata 500 shtetas amerikanë, të cilët i ka shpallur non-grata përfshirë edhe ish presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
Në Ukrainë vijojnë bombardimet. Gjatë natës pati shpërthim në Kiev dhe në qytete të tjera. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mblodhi kabinetin ushtarak për të bërë gati kundërsulmin.
“Jemi duke u përgatitur”, tha ai pa dhënë detaje të tjera.
Sipas mediave të huaja, SHBA i ka dërguar mesazh: "Nuk do t'i pengojmë aleatët të dërgojnë avionë F16 në Kiev". Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të takohen me të dërguarit special të Papës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7 në Japoni, në Hiroshima, ku planifikon të takohet me presidentin amerikan Joe Biden . Andriy Yermak , shefi i zyrës së Zelensky, tha për TV ukrainas se do të diskutohet për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës sa i takon avionëve luftarakë.
"Presidenti ukrainas do të takohet me Presidentin Biden në ditët në vijim," tha Yermak, duke vënë në dukje se dy udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë mbështetjen e SHBA për një "koalicion të avionëve luftarakë" për Ukrainën dhe çështje të tjera.
Presidenti i SHBA Joe Biden informoi udhëheqësit e G7 gjatë samitit të tyre në Japoni se Uashingtoni do të mbështesë një përpjekje të përbashkët me aleatët për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët F-16, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane.
Vendet e G7 janë gati të zotohen për mbështetje për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Kjo mund të lexohet në deklaratën e përbashkët për Kievin, e cila ripohon angazhimin për t'i garantuar Ukrainës mbështetjen ekonomike që i nevojitet.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se "nën udhëheqjen e presidencës japoneze të G7, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, është siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme buxhetore për vitin 2023 dhe fillimin e 2024".
“Ne nuk jemi në pikën ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore”. Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një interviste për CNN , siç raportohet nga kanali televiziv në faqen e tij të internetit. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo sektor të mundshëm”, shtoi presidenti turk, duke e cilësuar marrëdhënien e tij me Putinin si “të veçantë”.
Ndërsa samiti i G7 po zhvillohet në Japoni, Britania e Madhe ka njoftuar një valë të re sanksionesh ruse që synojnë 86 biznese dhe njerëz të lidhur me luftën.
Dje u konfirmuan ndalimet e importit të diamanteve dhe metaleve ruse, e ndërsa prej kohësh shtetet kanë ndëshkuar Rusinë dhe sulmin e saj ndaj Ukrainës përmes sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe politike.
Këtu është një përmbledhje se kush është në shënjestër sipas paketës së sanksioneve të reja
Energjia
Kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom UMATEX, i cili prodhon materiale të përbëra të bazuara në fibra karboni për Rosatom
TRINITI, kërkimi dhe zhvillimi i të cilit në fizikën lazer financohet drejtpërdrejt nga Urdhri i Mbrojtjes Shtetërore të Rusisë
Oleg Romanenko, një zyrtar kryesor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia
13 anëtarë të bordit të drejtorëve të Gazprom-Neft
Pesë anëtarë të bordit të drejtorëve të Transneft
Metalet
Igor Altushkin, oligarku miliarder që zotëron kompaninë ruse të bakrit
Tetë kompani të tjera të lidhura me prodhimin e metaleve në Rusi
Ndalimi i importeve të metaleve ruse duke përfshirë aluminin, nikelin dhe bakrin
Transporti
24 individë dhe subjekte të lidhura me shërbimet e transportit të Rusisë
Kjo përfshin Paëell Shipping Co, State Grain Corporation (GZO) dhe drejtorin e tyre Nikita Busel, të cilët janë të lidhur me vjedhjen sistematike të grurit ukrainas
Gjashtë kompani të mëdha ruse të transportit
Ushtarake
20 drejtues dhe kompani të mbrojtjes - duke përfshirë Alan Valerievich Lushinkov dhe Vladimir Nikolaevich Lepin, të cilët janë të dy drejtorë të SHA Concern Kalashnikov, e cila prodhon 95% të të gjitha armëve të zjarrit në Rusi
SHA BMZ, e cila ka prodhuar mina kundër personelit dhe antitank
SHA Motovilikhinskiye, një degë e pakicës e konglomeratit rus të mbrojtjes Rostec, e cila prodhon obusa
Bankat
Pesë institucione financiare duke përfshirë SHA Dom RF dhe Bankën e Investimeve Metalurgjike
Forcat ruse lëshuan mbrëmë 22 drone kamikaze Shahed dhe gjashtë raketa lundrimi në Ukrainë, njoftoi Forca Ajrore e Kievit, raporton Rbc-Ukraine.
Forcat e Mbrojtjes Ajrore kanë arritur të rrëzojnë 16 dronë dhe tre raketa lundrimi Kalibr.
Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të dielën për në Japoni ku do të marrë pjesë në samitin e G7.
"Gjëra shumë të rëndësishme do të diskutohen atje dhe prandaj duhet të jetë i pranishëm presidenti ynë që është absolutisht thelbësor për të mbrojtur interesat tona," tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes..
Nuk e kuptoj se ku duan te arrijne duke kerkuar arme dhe asnje nuk kerkon bisedime per paqe ? Konflikti me teper po agravohet dhe zoti e di se ku do ti veje fundi
PërgjigjuInteresat per te shitur armet or teeeejjjjj