Pamje pas një sulmi afër një xhamie në Afganistan, foto ilustruese

Bota

Shpërthime pranë një xhamie në Kabul, 4 persona humbin jetën! 10 të plagosur, policia: Ka ndodhur pas xhumasë

23 Shtator 2022, 14:10| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 14:12

  • Share

Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë. Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja. Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve.

Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. nShërbimet e sigurisë kanë izoluar vendin ku ka ndodhur sulmi.

“Pas Xhumasë, kur njerëzit kanë dalë jashtë xhamisë, ka ndodhur shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kabul, Khalid Zadran.

“Të gjitha viktimat janë civilë, numri i saktë nuk dihet ende”.

Ky shpërthim është i fundit në kuadër të një serie sulmesh të tilla nëpër xhami të Afganistanit. Për disa prej tyre përgjegjësinë e ka marrë grupit ekstremist, Shteti Islamik./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?