Shpërthimet janë kolona zanore e Kievit

3 Mars 2022, 09:31| Përditesimi: 3 Mars 2022, 09:42

  • Share

Nga Lyse Doucet, korrespondente e BBC në Kiev

Sot është dita e tetë e pushtimit rus të Ukrainës. Pak pas mesnatës në Kiev, sirenat e sulmeve ajrore u ndezës sërish. Qetësia e natës u shua nga disa shpërthime të mëdha.

Kjo është kolona zanore e këtij qyteti tani. Në një kryeqytet ku shumë qytetarë nuk mund të flenë, u publikuan imazhe në rrjet të një topi që ndriçon qiellin.

Dita zbardhi shumë e ftohtë, gjithçka ishte gri. Një mëngjes tjetër ku banorët e Kievit përballen me autokolona blindesh të Moskës në qytetin që është i bllokuar.

"Kolonat ushtarake ruse kanë bërë përparim të dukshëm tre ditët e fundit."-tha Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë.

Raportet flasin për mungesa të mundshme të ushqimit dhe karburantit, rrotat e makinave të ngecura në baltë dhe forcat e trazuara ruse nga rezistenca ukrainase.

Në rrugë ka kufoma të djegura, ka luftë të ashpër.

Më shumë se 1 milionë ukrainas kanë ikur, shumë të tjerë vazhdojnë të luftojnë ndërsa Rusia përparon dhe sulmon me forcë shkatërruese në veri, lindje dhe jug të vendit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?