Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Shpërthimi eksplozivi në oborrin e shtëpisë, 4 të plagosur në Podujevë

10 Shkurt 2019, 14:43| Përditesimi: 10 Shkurt 2019, 14:52

  • Share

Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dy femra dhe dy meshkuj, pas shpërthimit të një mjeti eksplozivi në oborrin e shtëpisë së një familje në fshatin Kërpimeh të Podujevës në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 14:00, ku një banorë  ka raportuar në polici se vajza e tij ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, kur ajo ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht..

Ndërkohë autoritet e policisë së Kosovës, kanë njoftuar në lidhje me rastin se në Podujevë është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer ndërsa ky mjet ka shpërthyer aksidentalisht, duke shkaktuar kështu plagosjen e 4 personave, transmeton Kallxo.com

Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj, të cilët janë dërguar në spital për trajtim  mjekësor.

Nuk bëhen të ditur identitet e të plagosurve ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë filluar hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?