Foto nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Velipojë

Kronikë

Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike

7 Korrik 2021, 20:10| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 20:25

  • Share

Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.

Ata kanë pësuar djegie të rënda në trup, ndërsa janë nisur drejt Italisë, privatisht, për mjekim më të specializuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?