Kronikë

Shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja e plagosur! Ishte në spital në Itali me familjen, do martohej në gusht

11 Korrik 2021, 11:20| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 13:38

  • Share

ITALI-19-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së saj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Daniela, një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.

Daniela Gjoka ndërroi jetë në një spital në Itali pasi u dërgua atje për mjekim të specializuar së bashku me nënën e saj Alketa Gjoka, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.

Hoteli 3-katesh në pronësi të kësaj familjeje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.

Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti. Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

1625996512_DanielaGjoka.jpg

Daniela Gjoka

 

Ora 11:42
Priste të martohej muajin e ardhshëm, ja kush është 19-vjeçarja që u nda tragjikisht nga jeta pas shpërthimit në Velipojë

1625996533_DanielaGjoka.jpg

Vajza në foto është 19-vjeçarja, Daniela GJoka, e cila u nda tragjikisht nga jeta pas zjarrit që shpërtheu nga një bombol gazi ku ajo po flinte në hotelin e familjes së saj në Velipojë.

Daniela kishte planifikuar që të kurorëzonte dashurinë e saj muajin e ardhshëm në martëse.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2021 00:01

    Me vjen keq per vajzen,por fajtor nuk eshte vetem tregetari.Nga pak fajtor jane dhe familja qe i mbante bombolat brenda ne magazine dhe shteti gjithashtu qe duhet te beje nje rregullore te ashper ku jo vetem te caktohet qarte kush mund te mbushe e shese bombolat,por edhe qe te ndaloje ne menyre kategorike mbajtjen ne ambiente te mbyllura te bombolave te atyre permasave,plot, ose bosh.Kjo familje ishin me fat, qe gjysma e bombolave ishte bosh,qe cisterna e vajit apo gazit ishte bosh dhe qe s'kishte turiste,se pasojat do te kishin qene shume here me te renda.

    Përgjigju
  • Reni: 11/07/2021 11:53

    E dhimbshme per familjen gjoka qofte I xhenetit zoti e ruajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?